Në Shkodër u bë i mundur asgjësimi i 600 rrënjë kanabis sativa.
Bimët kanabis ishin kultivuar në Lodërtune ku u asgjësuan 400 rrënjë dhe në vendin e quajtur Currilat ku u asgjësuan 260 rrënjë kanabis sativa.
Asgjësimi u bë i mundur nga një operacion antikanabis i policisë. Mësohet se gjatësia e bimëve kanabis sativa është nga 10-15 centimetër. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e personave që janë përgjegjës për kultivimin e bimëve kanabis sativa.