Sekuestrohen 66 kg kanabis në Shkodër, trafikantët me çanta në kurriz në drejtim të Malit të Zi (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 02-03-2017 Sekuestrohen 66 kg kanabis në Shkodër, trafikantët me çanta në kurriz në drejtim të Malit të Zi (FOTOT)

Sekuestrohet 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva në Pikën Kufitare Hani i Hotit.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër dhe nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë të Grupit të Lëvizshëm Operacional (GLO), në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 çanta, ku në total me një sasi prej 66 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva

Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë", parashikuar nga Kodi Penal.

17106040_10209172193163954_647177964_o.jpg

 

 16990606_10209172193083952_515350403_o.jpg

 

17036864_10209172193003950_1620352803_o.jpg

 

17036569_10209172192923948_300851574_o.jpg

 

17105852_10209172192843946_1533003714_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia prangos biznesmenin e njohur, pronar i pallatit 20-katësh
Lihet në burg efektivi i FNSH-së, Loci: Nuk kam bukë në shtëpi, akuza të fabrikuara »
Article Logic
Execution time: 0.012191772460938
array(1) { ["section"]=> string(106) "sekuestrohen-66-kg-kanabis-ne-shkoder-trafikantet-me-canta-ne-kurriz-ne-drejtim-te-malit-te-zi-fotot-70481" }