Sekuestrohen 90 kg drogë në Shkodër, dy poseduesit në pranga (FOTO KU ISHTE FSHEHUR)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 12-05-2017 Sekuestrohen 90 kg drogë në Shkodër, dy poseduesit në pranga (FOTO KU ISHTE FSHEHUR)

Sekuestrohen 90 kg lëndë narkotike në Shkodër dhe në pranga bien dy poseduesit.

Në kuadër të operacionit të koduar "ALAVANA" u sekuestrua dhe 1 armë zjarri

Kështu, në pranga ranë Pjeter Çakaj, 54 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Njësia Administrative Rrethina, për veprat penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“.

Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, Shkodër, për veprën penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Pjeter Çakaj, në vendin e quajtur Alavana, fshati Xhan u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, dhe një armë zjarri tip pushkë 20-she, me një krehër me 20 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në afërsi të banesës së shtetasit Mirash Mali, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 81 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

18449778_10209795615669127_1741617864_n.jpg

  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e ish-komisar Artan Cuku, policia bën një zbulim të rëndësishëm
Pasagjerët prej dy orësh të bllokuar në portin e Durrësit, thirrje strukturave për zgjidhjen e problemit »
Article Logic
Execution time: 0.011641025543213
array(1) { ["section"]=> string(87) "sekuestrohen-90-kg-droge-ne-shkoder-dy-poseduesit-ne-pranga-foto-ku-ishte-fshehur-78367" }