Sekuestrohen 900 kg kanabis, 6 persona në pranga pas 8 orësh ndjekje në pyllin e Pish Poros (FOTO+VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:02 27-02-2017

Sekuestrohen 900 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në plazhin e Zvernecit, si dhe një mjet lundrues Gomone dhe dy automjete.

Në bazë të operacionit të koduar "FOREST", në pranga ranë edhe 6 persona.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë kishte filluar hetimin prej 1 muaji me Prokurorinë e Vlorës, nëpërmjet të cilit mbrëmjen e kaluar, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë dhe Guardia di Finanza, në bazë të këtij hetimi kanë bërë të mundur kapjen e kësaj sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike, në tentativë për t'u trafikuar.

Lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani.

Policia ka arrestuar në flagrancë 6 autorë, shtetasit:

1- Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.

2- Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

3- Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.

4- Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.

5- Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.

6- Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga Policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur "Hunda e plakut", vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK.

Mjeti lundrues u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka dhe në tentativë për t'i shpëtuar ndjekjes, por u bllokua nga Policia Kufitare dhe GdF pak minuta më vonë në Gjirin e Portonovës, Zvernec.

Mjeti lundrues, ka përmasat prej rreth 6 m gjatësi, 2.4 m gjerësi dhe me 1 motor 75 CC.

Mbi bazën e këtij operacioni, gjatë ndjekjes së vazhdueshme të bashkëpunëtorëve të kësaj lënde narkotike, Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro.

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

dr.jpg

 

 

dr_2.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Detaje mbi skandalin seksual në shkollë, vajzat: Na ngacmonte në korridor; Drejtori: U flisja për etikën e vjeshjes
Protestuesit për Zharrëzën gdhihen si mos më keq edhe këtë mëngjes »
Article Logic
Execution time: 0.011338949203491
array(1) { ["section"]=> string(101) "sekuestrohen-900-kg-kanabis-6-persona-ne-pranga-pas-8-oresh-ndjekje-ne-pyllin-e-pish-poros-foto-70078" }