Sekuestrohen në Bari 20 ton perime nga Shqipëria me mbishkrimin “Made in Italy”

Publikuar tek: bota, më 14:35 25-09-2020 Sekuestrohen në Bari 20 ton perime nga Shqipëria me mbishkrimin “Made in Italy” Foto ilustruese

Plot 20 ton perime nga Shqipëria janë sekuestruar në Bari të Italisë pasi kishin të falsifikuar vendin e origjinës.

Malli u gjet gjatë inspektimit të policisë italiane në një kamion në Molfetta të Barit i paketuar në kartonë me mbishkrimin “produkt me origjinë italiane”. Sipas autoriteteve italiane, ngarkesa me speca, patëllxhanë dhe domate kishte për destinacion tregun e Venetos.

Pas sekuestrimit u vendos që malli të shpërndahet për bamirësi në provincat e Bari dhe Bat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013355016708374
array(1) { ["section"]=> string(84) "sekuestrohen-ne-bari-20-ton-perime-nga-shqiperia-me-mbishkrimin-made-in-italy-221639" }