Sekuestrohet 1 ton e 255 kile drogë në tunele të nëndheshme, arrestohet narkotrafikanti vlonjat (DETAJE nga operacioni "UNDERGROUND")

Publikuar tek: aktualitet, më 09:39 16-02-2017 Sekuestrohet 1 ton e 255 kile drogë në tunele të nëndheshme, arrestohet narkotrafikanti vlonjat (DETAJE nga operacioni Foto ilustruese

Sekuestrohet këtë mëngjes 1 ton e 255  kile drogë  e llojit kanabis në Vlorë si rezultat i finalizimit me sukses të operacionit antidrogë të koduar "UNDERGROUND" !.

Policia bën me dije se ka rënë në pranga edhe një person, shtetasi Ilirjan Borakaj  55 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë, i dyshuar si posedues i lëndës narkotike. Droga u zbulua në tunele të nëndheshme, të hapura për fshehjen e lëndës narkotike, poshtë shtëpisë së 55 vjeçarit dhe kishte si destinacion Italinë.

 Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatin Peshkëpi, Vlorë, mbi bazën e të cilit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike me peshë prej 1255 kilogram, e dyshuar e llojit Canabis Sattiva.

Lënda narkotike, ishte fshehur poshtë banesës së këtij shtetasi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me me qese plasmasi dhe natriban ngjitës.

Policia dispononte informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se kjo sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike e grumbulluar nëpër keto tunele si bazë për fshehjen e saj, është realizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Një prej autorëve dyshohet se është vëllai i Ilirjan Borakës, shtetasi Jetnor Borakaj, 44 vjeç, i shpallur në kërkim për "Prodhim dhe shitje narkotikësh" që prej vitit 2012 (i dënuar me 2 vite burg) i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe ai në këtë ngjarje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- sasinë e lëndës narkotike (1255 kg Camnabis),

- 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj,

- makineri për presimin e lëndës narkotike,

- fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.

Vazhdojnë hetimet për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

ffff.jpg

pol.jpg

pol1.jpg

pol2.jpg

pol3.jpg

pol4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Jam i penduar”, Prokuroria gati të “shpërblejë” ish-policin që rrëfeu gjithçka për 2 grabitjet spektakolare
Emiljano Shullazi sërish në spital, shmang seancën gjyqësore »
Article Logic
Execution time: 0.010653972625732
array(1) { ["section"]=> string(134) "sekuestrohet-1-ton-e-255-kile-droge-ne-tunele-te-nendheshme-arrestohet-narkotrafikanti-vlonjat-detaje-nga-operacioni-underground-68875" }