Sekuestrohet drogë, armë dhe municione në Vlorë, arrestohen dy persona, nën hetim dy kryepleq fshatrash

Publikuar tek: aktualitet, më 11:26 14-08-2019 Sekuestrohet drogë, armë dhe municione në Vlorë, arrestohen dy persona, nën hetim dy kryepleq fshatrash

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme dy persona, ka shpallur në kërkim një tjetër dhe po heton dy kryepleq fshatrash.

Kjo për shkak se janë gjetur dhe sekuestruar 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri automatik dhe 30 fishekë.

Blutë raportojnë se është arrestuar shtetasi me iniciale A.L 44 vjeç, banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban.

Në kërkim është shpallur 33 vjeçari me iniciale E.L. dhe janë proceduar kryepleqtë e fshatrave Mifol dhe Aliban me iniciale N.D dhe Dh.N për shpërdorim detyre.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Mifoli”. Sekuestrohen lëndë narkotike, një armë zjarri dhe municione. Vihen në pranga nga Policia 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër dhe procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Mifoli” si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të bimëve narkotike është konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban. Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
• një armë zjarri automatik
• 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071501731872559
array(1) { ["section"]=> string(107) "sekuestrohet-droge-arme-dhe-municione-ne-vlore-arrestohen-dy-persona-nen-hetim-dy-kryepleq-fshatrash-175295" }