Sekuestrohet drogë në portin e Durrësit, arrestohen 2 persona (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:19 13-03-2017 Sekuestrohet drogë në portin e Durrësit, arrestohen 2 persona (Emrat)

Policia kufitare ka bllokuar një sasi lënde narkotike me destinacion Italinë në portin e Durrësit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arretuar shtetasit Gentian Jakupi, 37 vjeç dhe Kundret Hasanbashaj, 32 vjeç të dy nga Fieri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin tip “Scania” me drejtues Gentian Jakupi dhe pasagjer Kundret Hasanbashaj u gjetën 3.2 kg kanabis.

Kamioni ishte i mbushur me arka plastike, bosh. Lënda narkotike ishte e futur poshtë sedijes së shoferit.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qëllohet për vdekje një shqiptar në Angli, u gjet i përgjakur në rrugë (EMRI)
Gërmimet për “Velierën” në Durrës, dalin në dritë objekte të tjera arkeologjike (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.010788917541504
array(1) { ["section"]=> string(72) "sekuestrohet-droge-ne-portin-e-durresit-arrestohen-2-persona-emrat-71704" }