Policia e Durrësit dhe ajo e Shijakut kanë finalizuar një operacion antidrogë duke sekuestruar 500 kilogram kanabis sativa ndërsa kanë prangosur edhe 5 personat përgjegjës.
Të arrestuarit janë: Adem Laze, Elisar Barashima,Mustafa Sala, Gjon Syziu dhe Tanush Rica. Sakaq, policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin T.D 29 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm.