Policia Kufitare e Vlorës ka arritur të identifikojë një gomone rreth 9 metra me dy motorrë, e cila ishte fshehur në lumen Vjosë.
Pas hetimeve rezulton se gomonia është e vjedhur, ndërkohë ka nisur hetimet për identifikimin e personave që e kanë fshehur.
Dyshohet se mjeti do të përdorej për transport droge, për shkak edhe të një operacioni ndërkombëtar që po zhvillohet në detin Jon, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Frontex, ku deri më tani janë sekuestruar 2 ton drogë.