Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi u kapën me 2 kile e 300 gramë drohë e llojit heroinë.
Burime zyrtare të polciisë bëjnë me dije se janë arrestuar:
-Laura Lama
-Bashkim Hasani
Mësohet se droga ishte fshehur në valixhen e Laura Lamës, ishte ndarë në 4 pako dhe e mbështjellë me celefon.
Po ashtu është shpallur në kërkim edhe shtetasi me iniciale E.Ç 29 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestrojnë 2 kg e 300 gr Heroinë. Arrestohen në flagrancë dy shtetas. Shpallet në kërkim një tjetër. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme kanë sekuestruar rreth 2 kg e 330 gr Heroinë. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: •Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë; • Bashkim Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: • E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i narkotikëve"në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2, 22 të Kodit Penal.