Sekuestrohet kullota me vlerë 200 mijë euro në zonën e Palasës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:59 29-05-2015 Sekuestrohet kullota me vlerë 200 mijë euro në zonën e Palasës Foto ilustruese

Është sekuestruar një kullotë rreth 85 mijë metra katrorë, me vlerë sipas hartës së tregut rreth 200 mijë euro, në zonën e Palasës, në Bashkinë Himarë, pasi u është njohur dhe kthyer si pronë disa shtetasve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), në bazë të dokumentave të fallsifikuara.

“Në bazë të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës, pas kallëzimit të AKKP-së të dorëzuar në vitin 2014 për “fallsifikim dokumentash” dhe “shpërdorim detyre”, ndër të tjera, është konstatuar se me vendimin e datës 3.12.2008, Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka njohur dhe kthyer pronën tip kullotë në favor të trashëgimtarëve të shtetasit V.B.”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Nga hetimi, është konstatuar se me vendimin e datës 3.12.2008, Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka njohur dhe kthyer pronën tip kullotë në favor të trashëgimtarëve të shtetasit V.B.

Ndërkohë, prokuroria njofton se hetimi po vijon më tej për këtë rast dhe raste të tjera, të cilat janë referuar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria kërkon pafajësi për Edi Palokën: Akuzoi Ramën si kryeministër, jo si individ
Popullit i soset durimi, shfryn mbi politikanët: "Do ju q... robt" »
Article Logic
Execution time: 0.011258840560913
array(1) { ["section"]=> string(68) "sekuestrohet-kullota-me-vlere-200-mije-euro-ne-zonen-e-palases-12219" }