Sekuestrohet sasia më e madhe e heroinës në historinë e Britanisë së Madhe, kap shifrën e 50 milionë dollarëve

Publikuar tek: bota, më 21:01 06-08-2019 Sekuestrohet sasia më e madhe e heroinës në historinë e Britanisë së Madhe, kap shifrën e 50 milionë dollarëve Sasia e heroines se kapur ne Britanine e Madhe

Agjensia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britaninë e Madhe, ka deklaruar se ka sekuestruar sasinë më të madhe të heroinës në historinë e Britanisë së Madhe me vlerë 40 milionë paund.

Konfiskimi  i sasisë së madhe të heroinës u arrit pas një operacioni ndërkombëtar.

Agjensia bëri me dije se oficerët nga Forca Kufitare së bashku me inteligjencën britanike, identifikuan një anije të dyshimtë në Felixstoëe në ujërat angleze.

Pas kontrollit të imtësishëm, oficerët zbuluan një ngarkesë me afërsisht 398 kilogramë heroinë, brenda një kontenieri me peshqirë dhe rroba banjoje.

'Droga do të vlente të paktën 9 milionë euro për kriminelë të organizuar që shesin të gjithë dërgesën me shumicë, dhe të paktën 40 milionë në nivelin e rrugës në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera evropiane', tha Agjensia Kombëtare Britanike e Krimit.

Mësohet se pasi u sekuestrua ngarkesa e heroinës, anija është lejuar që të rikthehet në destinacionin e saj.

Pasi mbërriti në portin e Antëerpit në Belgjikë, kontenieri u zhvendos me kamion në qytetin holandez të Roterdamit nën vëzhgimin e afërt të policisë.

Ndërkohë edhe policia hollandeze ka bërë dy arrestime në lidhje me ngarkesën e kapur të heroinës në Britani.

'Konfiskime thelbësore si kjo ndihmojnë për të mbajtur komunitetin e sigurt dhe për të goditur grupet e krimit të organizuar të përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës', tha Zëvendës Drejtori i Forcave Kufitare Mark Kennedy.

kapje.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011193037033081
array(1) { ["section"]=> string(116) "sekuestrohet-sasia-me-e-madhe-e-heroines-ne-historine-e-britanise-se-madhe-kap-shifren-e-50-milione-dollareve-174551" }