Sekuestrohet një sipërfaqe toke në Porto Palermo në Himarë, që kap vlerën e 2.5 milion eurove.
Policia e Vlorës ka arrestuar Robert Koçin, 60 vjeç, banues në Tiranë, personin që përmes falsifikimit të dokumenteve kishte përvetësuar sipërfaqen e truallit me sipërfaqe prej 20.000 m2 toke.
Shtetasit Robert Koçi, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “ Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.