Sekuestrohet toka me vlerë 1.7 milion euro në Jalë përfituar me dokumenta falso, arrestohet 56-vjeçari (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:22 17-02-2017 Sekuestrohet toka me vlerë 1.7 milion euro në Jalë përfituar me dokumenta falso, arrestohet 56-vjeçari (Emri)

Policia ka finalizuar Operacionin e koduar "JALI", ka sekuestruar një sipërfaqe toke në fshatin Vuno dhe Jalë dhe ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:

-  Murat Hysenaj, 56 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të procedimit penal Nr.1802/2016, ditën e sotme u bë e mundur kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i dokumentave” dhe "Pastrimi i produkteve  të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".

Mbi bazën e këtij operacioni, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.

Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 1.7 milion euro.

Gjithashtu, për veprat penale të mësipërme, shtetasit Murat Hysenaj i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit për ditën e sotme, rriten temperaturat
Ndalohet kamioni me 1 ton marijuanë në Kakavijë, arratiset shoferi shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.010074853897095
array(1) { ["section"]=> string(112) "sekuestrohet-toka-me-vlere-1-7-milion-euro-ne-jale-perfituar-me-dokumenta-falso-arrestohet-56-vjecari-emri-69001" }