Selami: Basha po merr peng PD se s’mund t’i afrojë fitoren

Publikuar tek: barometri, më 07:38 15-04-2018 Selami: Basha po merr peng PD se s’mund t’i afrojë fitoren

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat, Eduard Selami.

Selami thotë se kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha po merr peng partinë pasi nuk mund t’i afrojë fitoren.

“Basha nuk mund t’i afrojë PD fitoren ndaj “ligjëron” pengmarrjen me statut”, shkruan ai.

Në zgjedhjet e korrikut të vitit të kaluar, Selami kandidoi përballë Bashës për kreun e PD-së por doli i humbur. Ai akuzoi Bashën për manipulim të rezultatit dhe u rendit në grupin e quajtur “Anti Basha”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027912139892578
array(1) { ["section"]=> string(64) "selami-basha-po-merr-peng-pd-se-s-mund-t-i-afroje-fitoren-116942" }