Selami kërkon ndjesë publike: Do iu kërkoj falje dhe do i ftoj të gjithë

Publikuar tek: politike, më 21:50 05-07-2017 Selami kërkon ndjesë publike: Do iu kërkoj falje dhe do i ftoj të gjithë

Në vend të kryetarit të PD-së, Eduart Selami ka bërë një ‘mea culpa’ live në emisionin “Studio e Hapur”. Ai iu është drejtuar të larguarve nga PD dhe atyre që mbetën jashtë listave të kandidatëve për deputetë duke iu kërkuar ndjesë dhe duke pranuar gabimet. Por tha se ata janë në PD dhe iu ka kërkuar të bashkohen për t’i dhënë vendit një alternativë tjetër.

Çfarë mendoni për grupin anti-Basha?

Kanë të drejtën e tyre. Ndaj shqetësimin e tyre. Nuk jam 100% me rrugën. Unë kam zgjedhur rrugën institucionale. Duke parë këtë lloj krize, krizat janë oportunitet për zhvillim. Demokracitë e brendshme partiake janë të vështira, janë si të thuash luftë brenda llojit. Kryetari i PD-së nëse PD nuk del forcë e parë në zgjedhje, jep dorëheqjen automatikisht. Kjo nuk është në statut dhe duhet futur.

Ju kanë cituar si një kandidat jo real?

Jam aty për të shtruar platformën time. Nëse zonja Topalli dhe zoti Patozi do ishin në garë, gara do ishte më e mirë.

A është e vërtetë që Patozi iu ka kërkuar të tërhiqeni nga gara?

E vërtetë. Unë nuk kam zgjedhur atë rrugë. Do ishte mirë të ishte në garë. Unë po dal me një vizion. Kam një rekord të përpjekjeve të mia në PD. Gara nuk është e përsosur por nuk është farsë. Unë e kisha shqetësim që ka pak kohë, nuk u shtynë zgjedhjet dhe që Basha nuk dha dorëheqjen, por është vendim kryesie.

A i frikësoheni një përçarje të PD-së që mund ta lërë për vite me radhë në PD?

Unë shikoj mendime të ndryshme por jo çarje. Baza nuk është e çfarë, e pranon mendimin ndryshe. Unë do pranoj dhe fraksione. Kur themi që pranojmë fraksionet nuk do të thotë që vendimi juaj të jetë dominant dhe të bësh bojkot brenda forcës politike.

Në largimet e disa emrave në listën e kandidatëve të PD, ju jeni më i vjetri. Si ndiheni?

Të shton përgjegjësinë. Nuk i shikoj si të larguar. Ata do të jenë aty. Unë do të kërkoj ndjesë dhe do t’u kërkoj që të afrohen. Madje nga këtu iu bëj një thirrje publike. Ju kërkoj ndjesë kemi bërë gabime! Do riktheheni, të përfaqësojmë bashkë PD-në. Të shkurtojmë kohën e zhvillimit dhe progresit. Shqiptarët nuk duhet të zgjedhin të keqen më të vogël.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0095901489257812
array(1) { ["section"]=> string(77) "selami-kerkon-ndjese-publike-do-iu-kerkoj-falje-dhe-do-i-ftoj-te-gjithe-85153" }