Selena Gomez e fton për darkë, ja kush është artisti shqiptar që refuzon këngëtaren

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:45 21-03-2018 Selena Gomez e fton për darkë, ja kush është artisti shqiptar që refuzon këngëtaren Olen Çesari, violinist

Violinisti shqiptar Olen Çesari, refuzon një darkë me këngëtaren Selena Gomez.

Të dy janë gjendur në të njëjtin hotel në Itali, nga ku dhe janë takuar. Shkak i bisedës së tyre, duket se kanë qënë fansat e shumtë të cilët thërrisnin emrin e Selenës nga jashtë hotelit, gjë që duket e ka “shqetësuar” Olenin.

Pas një bisede të shkurtër mes tyre, këngëtarja e ka ftuar violinistin për një darkë, për t’i shlyer “shqetësimin” nga fansat. Por artisti shqiptar e e ka refuzuar duke i thënë se darka ishte e përfshirë në eventin ku të dy do të merrnin pjesë.

“Shihja nga penxherja që kishte nja 1 mijë goca që ulërinin dhe kur dal për të parë se çfarë ka ndodhur, pashë që komshia ime po ia bënte me dorë. I thashë që ajo ishte shkaktarja e kësaj rrëmuje. Ajo ngeli. Më pas më tha që do të më jepte një darkë për të ma shpërblyer shqetësimin, por unë i thashë që nuk ka gjë se darkën e kemi nga festivali dhe bëmë muhabete e gallata pastaj”,  shprehet violinisti i njohur për emisionin “Rudina”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022449016571045
array(1) { ["section"]=> string(89) "selena-gomez-e-fton-per-darke-ja-kush-eshte-artisti-shqiptar-qe-refuzon-kengetaren-113994" }