Selena Gomez merr masa të reja për të harruar Justin-in, ajo çfarë bën të habit..

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:31 14-09-2016 Selena Gomez merr masa të reja për të harruar Justin-in, ajo çfarë bën të habit..

Muajin e kaluar, këngëtarja Selena Gomez anulloi turneun e saj “Revival” për shkak të ankthit dhe depresionit.

Sipas “US Weekly”, një muaj më pas këngëtarja ka ndërruar numrin e celularit, pasi nuk dëshiron që Justin Bieber ta telefonojë.

Revista amerikane shkruan se Selena u ka kërkuar miqve që mos t’ia kalojnë numrin e ri ish- të dashurit të saj, pasi ajo nuk dëshiron të ketë të bëjë më me të.

Prej kohësh këngëtarja vuan nga Lupusi dhe po trajtohet përkohësisht në një qendër rehabilitimi, për t’u shëruar nga depresioni kjo sëmundje që i shkakton.

Ndoshta edhe largimi nga Bieber është pjesë e terapisë së saj, pasi siç e dimë ky i fundit i ka shkaktuar shumë telashe asaj.

Vetëm muajin e kaluar ata u konfliktuan keqazi në rrjetet sociale, kur Bieber mbylli instagramin për të mbrojtur të dashurën e tij të re, Sofia Richie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055680990219116
array(1) { ["section"]=> string(84) "selena-gomez-merr-masa-te-reja-per-te-harruar-justin-in-ajo-cfare-ben-te-habit-52931" }