Selena Gomez tërhiqet nga muzika, sëmundja i komplikon shëndetin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:33 31-08-2016 Selena Gomez tërhiqet nga muzika, sëmundja i komplikon shëndetin

Ylli i muzikës Selena Gomez do tërhiqet disa kohë nga skenat muzikore dhe nga aktivitetet e saj të lidhura me karrierën.

Arsyeja është sëmundja e Lupusit me të cilën ylli u diagnostifikua vitin e kaluar. Gomez ka thënë se shpesh ka sulme të panikut dhe depresionit dhe se ajo do të ruajë lumturinë e saj.

"Kam zbuluar se disa nga efektet e lupus, janë depresioni, ankthi dhe ataket e panikut, të cilat po ashtu kanë pasojat e tyre. Dua të ruaj shëndetin tim, lumturinë time dhe kam vendosur se mënyra më e mirë për ta bërë këtë, është të bëj pak pushim. Falenderoj të gjithë fansat e mi për mbështetjen. Ju e dini sa të veçantë jeni për mua. E di që nuk jam e vetme në gjithë këtë”, ka thënë Selena Gomez për “People”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022999048233032
array(1) { ["section"]=> string(69) "selena-gomez-terhiqet-nga-muzika-semundja-i-komplikon-shendetin-51413" }