Semiha XHANI, gruaja që po lufton me ish-burrin për të marrë PRONESINE e shtëpisë që ndërtuan bashkë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 15-01-2019 Semiha XHANI, gruaja që po lufton me ish-burrin për të marrë PRONESINE e shtëpisë që ndërtuan bashkë

Gruaja që shihni në foto quhet Semiha Xhani. Muajt e fundit, është bërë pjesë e buletinit të UN në Shqipëri pasi është drejtuar te zyrat e këtij institucioni ndërkombëtar për të kërkuar ndihmë.

Semiha Xhani është duke luftuar që të mos e nxjerrin nga shtëpia e saj. Ajo e ndërtoi shtëpinë së bashku me ish-bashkëshortin e saj por nuk ishte e regjistruar si bashkëpronare. Semihaja është përfaqësuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, e cila me anë të mbështetjes së Kombeve të Bashkuara, ka ofruar këshillim ligjor falas dhe përfaqësim në gjykatë për çështjet e pronësisë për më shumë se 200 gra në nevojë të prekura nga ky problem, thuhet në njoftimin e UN Albania, raporton newsbomb.al.

Qendra ka punuar në dhjetë bashki në të gjithë Shqipërinë, për të rritur qasjen në informacion për të drejtat pronësore të grave. Projekti u financua nga qeveria suedeze dhe tashmë vijon të financohet nga UN Ëomen. Vetëm 8 për qind e grave në Shqipëri janë të regjistruara si pronare toke. Të drejtat e barabarta të grave për të pasur tokë dhe pronë konsiderohen si një e drejtë e njeriut, raporton UN Albania, shkruan newsbomb.al.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përgjimet e Arben Çukos, ish-ministri: E padrejtë t'i lajë ai të gjitha mëkatet
Sali Berisha, gazetari i parë digjital që SHOKON gjithë drejtuesit e shtetit, policisë e prokurorisë dhe gazetarët »
Article Logic
Execution time: 0.013171911239624
array(1) { ["section"]=> string(106) "semiha-xhani-gruaja-qe-po-lufton-me-ish-burrin-per-te-marre-pronesine-e-shtepise-qe-ndertuan-bashke-148862" }