Sëmuret rëndë këngëtarja shqiptare, anullon papritur koncertin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:21 20-06-2019 Sëmuret rëndë këngëtarja shqiptare, anullon papritur koncertin

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka trishtuar fansat me një lajm të hidhur.

Këngëtarja ka treguar se është sëmurë me një infeksion në gjoks dhe për këtë arsye i duhet të anullojë koncertin e planifikuar në Irlandë në festivalin Solstic.

Shqiptarja me famë botërore thotë se është e zhgënjyer dhe zemërthyer që nuk mund të performojë në Irlandë, ndërkohë që lajmëron se do rikthehet së shpejti.

‘Jam shumë e trishtuar që duhet t’i njoftoj të gjithë ata që ndjekin festivalin Solstic në Islandë se unë nuk do të jem në gjendje të performoj siç është planifikuar. Unë kam qenë duke luftuar me infeksion në gjoks dhe jam këshilluar nga mjekët e mi për të pushuar pak kohë që të shërohem. Isha shumë entuziaste që do të kaloja kohë në Islandë dhe do të bëhesha pjesë e këtij festivali. Unë kurrë nuk bëj asnjë anulim të lehtë, pasi jam përherë mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për performanca dhe e dashuroj të performuarit. Unë jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer pasi kjo do të thotë të braktis fansat e mi të mrekullueshëm. Më vjen keq që nuk jam aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Pres që të festoj Solsticin 2020 me ju!’, shkruan Rita në një postim në Twitter.

o'kpud.png

dhjfg.png

,kj.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021520137786865
array(1) { ["section"]=> string(68) "semuret-rende-kengetarja-shqiptare-anullon-papritur-koncertin-169008" }