Teatri Kombëtar rezulton të jetë bllokuar që në vitin 2002-2003 nga një akt-bllokimi nga Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës. Nga verifikmi i bërë në atë kohë rezlton se godina e teatrit kishte në përbërje një material lehtësisht të djegshëm dhe rrjeti elektrik ishte i amortizuar.
Mirëpo ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë.
Kujtojmë se pak ditë më parë kyebashkiaku Veliaj u shpreh i vendosur për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Kreu i Bashkisë tha se kjo godinë nuk ka asnjë vlerë monumentale për shkak të amortizmit të tejskajshëm.
Për ta bërë edhe më bindës qëndrimin e tij ai deklaroi se kjo godinë për shkak të materialeve të përdorura ka ndikuar në sëmundjen me kancer të shumë aktorëve.