Senati beson te Giuseppe Conte, i jep 'dritë jeshile' për të formuar qeverinë e re në Itali

Publikuar tek: bota, më 23:45 19-01-2021 Senati beson te Giuseppe Conte, i jep 'dritë jeshile' për të formuar qeverinë e re në Itali Giuseppe Conte

Pasi mori votëbesimin në Parlament, Kryeministri Giuseppe Conte ka marrë shumicën e votave edhe në Senat, duke i lënë dorë të lirë të formojë qeverinë edhe pas largimit të partisë 'Italia Viva' të kryesuar nga Matteo Renzi.  

156 deputetë votuan pro qeverisë Conte në Senat, ndërkaq 140 deputetë votuan kundër dhe 16 të tjerë abstenuan.

Lideri i “Italia Viva” Renzi që u bë shkaktar për krizën pas tërheqjes së dy ministrave të qeverisë, sulmoi ashpër kryeministrin në sallë. Ai u shpreh se nuk ka marrë mbështetjen në qeveri dhe se vendi ka nevojë për një ekzekutiv më të fortë.

Ndërkohë kreu i qeverisë Conte iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Gjithnjë kam qenë i hapur për dialog, por ‘Italia Viva’ ka zgjedhur rrugën e arrogancës. Ne kemi besim se ekipi qeveritar do të forcohet”, tha ai para votimit.

Kujtojmë që pandemia ndikoi në krisjen e raporteve në koalicionin qeverisës, që u përfshi nga debate të shumta lidhur me menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian për menaxhimin e situatës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump në fjalimin e fundit si president: Lutemi që administrata e re të ketë suksese (VIDEO)
Administrata Biden sinjale pozitive për Ballkanin, sekretari amerikan: Duartrokas punën e bërë nga Trump, do ta shtyjmë Kosovën përpara »
Article Logic
Execution time: 0.011420965194702
array(1) { ["section"]=> string(95) "senati-beson-te-giuseppe-conte-i-jep-drite-jeshile-per-te-formuar-qeverine-e-re-ne-itali-235656" }