Senati shkarkon Dilma Rousseff, Brazili me president të ri

Publikuar tek: bota, më 22:20 31-08-2016 Senati shkarkon Dilma Rousseff, Brazili me president të ri

Me 61 vota pro dhe 20 kundër anëtarët e Senatit në Brazil kanë votuar për herë të parë në histori për shkarkimin e presidentes të parë femrë Dilma Rousseff.

Rousseff akuzohet se ka shkelur ligjet kombetare të buxhetit të shtetit. Popullariteti i saj në Brazil ka rënë në pikën më të ulët ndërsa partia e saj është e implikuar në afera miliona dollarëshe me kompaninë shtetërore të naftës Petrobras. Vetëm gjatë vitit të fundit, 3 milionë brazilianë kanë humbur vendet e punës si pasojë e krizës së thellë ekonomike.

Por Rousseff i ka mohuar akuzat duke përdorur shpesh herë termin “grusht shteti” si një tentativë për ta rrëzuar nga pushteti.

Pas shkarkimit të saj presidenti i ri i Brazilit është bërë zëvendëspresidenti Michel Temer. Gjatë betimit ai ka premtuar se do të mbrojë kushtetutën dhe do luftojë për të mirën e popullit brazilian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02518105506897
array(1) { ["section"]=> string(63) "senati-shkarkon-dilma-rousseff-brazili-me-president-te-ri-51480" }