Senatorja Kamala Harris heq dorë nga gara presidenciale në SHBA

Publikuar tek: bota, më 19:40 03-12-2019 Senatorja Kamala Harris heq dorë nga gara presidenciale në SHBA Sen. Kamala Harris / Foto: AP

Kamala Harris, kandidatja e vetme me ngjyrë në e Partisë Demokratike ka hequr dorë nga gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

55-vjeçarja Harris sipas sondazheve kishte një mbështetje të gjerë dhe renditej në majat e garës presidenciale 2020, vetëm për një kohë të shkurtër.

Shpallja e kandidaturës dhe nisja e fushatës së saj në muajin janar pati një impakt tepër pozitiv dhe u komplimentua nga demokratët. Madje edhe vetë presidenti Donald Trump do ta lëvdonte atë.

“Unë do të thoja që hapja më e mirë e fushatës deri tani është e Kamala Harris”, tha në atë kohë Trump.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013430118560791
array(1) { ["section"]=> string(70) "senatorja-kamala-harris-heq-dore-nga-gara-presidenciale-ne-shba-188290" }