Sepp Blatter jep dorëheqjen nga FIFA

Publikuar tek: bota, më 17:59 02-06-2015 Sepp Blatter jep dorëheqjen nga FIFA Sepp Blatter duke u larguar nga ambientet e institucionit

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen vetëm 4 ditë pasi fitoi mandatin e tij të pestë në krye të organizatës.

"Kam reflekrtuar shumë gjatë 40 viteve të FIFA-s. FIFA është jeta ime, dua të bëj më të mirën për të. Prandaj e kam marrë këtë vendim. Ajo që ka më shumë rëndësi për mua është institucioni i FIFA-s dhe futbollin në mbarë botën”, tha Blatter gjatë konferencës për media.

Dorëheqja e Blatter vjen pas përfshirjes në skandalin e korrupsionit të shumë prej zyrtarëve më të lartë të kësaj organizate si dhe pas presionit për bojkotin e Kupës së Botës nga disa shtete. Zgjedhjet e presidentit të ri të FIFA do të mbahen midis dhjetorit dhe marsit të vitit 2016.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01324987411499
array(1) { ["section"]=> string(42) "sepp-blatter-jep-doreheqjen-nga-fifa-12516" }