‘Serbët i kërkuan të ndryshojë historinë, ai nuk pranoi dhe humbi...’, Dua Lipa krenare tregon për gjyshin e saj

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:05 15-01-2021 ‘Serbët i kërkuan të ndryshojë historinë, ai nuk pranoi dhe humbi...’, Dua Lipa krenare tregon për gjyshin e saj Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka folur në një intervistë për “Rolling Stone”, duke treguar ngjarje shumë të rëndësishme për jetën e saj.

Gjatë intervistës, Dua ka bërë një rrëfim plot krenari për origjinën, duke përmendur një fragment nga jeta e gjyshit të saj dhe rolin e tij për historinë e vyer shqiptare.

Teksa përmendi momentet e tmerrshme që kaluan për shkak të serbëve, Dua rikujtoi se asokohe gjyshi i saj historian po shkruante për çfarë ndodhte gjatë luftës.

Seit Lipës, i cili ishte edhe drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë, iu kërkua nga serbët të ndryshojë historinë dhe ta falsifikojë siç e kërkonin ata, mirëpo, ai nuk pranoi, ndaj humbi edhe vendin e punës.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Kam qenë i lidhur me motrën e Arian Çanit", habit këngëtari dhe tregon lidhjet me vajzat e showbizit
»
Article Logic
Execution time: 0.013239860534668
array(1) { ["section"]=> string(112) "serbet-i-kerkuan-te-ndryshoje-historine-ai-nuk-pranoi-dhe-humbi-dua-lipa-krenare-tregon-per-gjyshin-e-saj-235158" }