Serbët të dashuruar me bregdetin shqiptar, blejnë apartamente në Durrës e Sarandë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:28 29-08-2017 Serbët të dashuruar me bregdetin shqiptar, blejnë apartamente në Durrës e Sarandë

Tashmë nuk është befasi: sa më shumë që zhvillohet turizmi në Shqipëri, aq më shumë gjuhë do të dëgjohen në rrugët dhe në plazhet e Adriatikut dhe Jonit.

Republika me dy dete po tërheq turistë nga Italia, vendet skandinave, Zvicra, Austria e Franca.

Sivjet pushimet në Shqipëri i kanë kaluar edhe një numër i konsiderueshëm i serbëve, sidomos nga jugu i Serbisë. Shqipëria vazhdon të jetë ende vend i lirë, andaj turistët serbë kanë marrë rrugën drejt Durrësit dhe Sarandës. Gazeta “Blic” shkruan se ka edhe familje serbe që kanë vendosur të blejnë banesë në Durrës dhe në Sarandë.

Kuptohet numri më i madh i turistëve nga Serbia jugore që shkojnë në Shqipëri janë boshnjakë dhe shqiptarë, por numri i serbëve është në rritje, sidomos nga Vraja, Vladiçki Hani, Surdulica dhe Bosilegradi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015618801116943
array(1) { ["section"]=> string(86) "serbet-te-dashuruar-me-bregdetin-shqiptar-blejne-apartamente-ne-durres-e-sarande-90493" }