SERBI/ Pamje tronditëse tregojnë liqenin Potecko të mbuluar plotësisht me plehra

Publikuar tek: rajon, më 13:51 15-01-2021 SERBI/ Pamje tronditëse tregojnë liqenin Potecko të mbuluar plotësisht me plehra

Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar nje video të pazakontë te liqenit Potpecko me titulin: Plehrat përmbytin Serbinë.

Pamja shokuese u hodh  fillimisht në rrjetet sociale  në 4 Janar 2021 e më pas u përhap në të  gjithë sitet ambientaliste në Evropë. “Plehrat janë përhapur deri në horizont duke mbushur gjithë sipërfaqen e liqenit”, kështu e përshkruan agjensia Rojter këtë pamje të pazakontë  që ka tronditur opinionin vendas. Banorët e zonës e konsideruan përmbytjen e liqenit nga plehrat një katastrofë mjedisore. Aktivisti i mjedisit, Sinisa Lakovic, thotë se ndotja plastike ka ndodhur për  shkak të depozitimit të plehrave në vendepozitime të paligjshme dhjetravjecare. Disa prej këtyre vendedepozitimeve ndodhen në pjesën e sipërme të liqenit. Duke qenë se janë male me plehra mbi tokë, ato kanë rrëshkitur në ujë. Tani katastrofa mjedisore rrezikon të shkaktojë dhe një tjetër pasojë të rëndë siç është bllokimi i digës në hidrocentralin e Visegad.

Ministrja e Mjedisit e Serbisë, Irena Vujovic, urdhëroi pastrimin e liqenit në mënyrë të menjëherëshme.

Screenshot_17.pngScreenshot_18.pngScreenshot_20.pngScreenshot_19.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 22 vite nga masakra në Reçak, kjo video do t’iu coptojë zemrën
»
Article Logic
Execution time: 0.013484954833984
array(1) { ["section"]=> string(86) "serbi-pamje-tronditese-tregojne-liqenin-potecko-te-mbuluar-plotesisht-me-plehra-235113" }