Serbia kërcënon me ndërhyrje ushtarake në Veri të Kosovës, reagon Ministria e Mbrojtjes

Publikuar tek: rajon, më 18:36 14-03-2019 Serbia kërcënon me ndërhyrje ushtarake në Veri të Kosovës, reagon Ministria e Mbrojtjes Forcat e Armatosura te Kosoves

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, i ka quajtur si luftëxitëse deklaratat e Serbisë për ndërhyrje ushtarake në veri të Kosovës. 

Ramadani nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare nëse do të dërgojë trupa të ushtrisë së Kosovës, si dhe nëse do të ketë prezencë të trupave të KFOR-it në Veri, por ka shtuar se do të bashkëpunojnë me KFOR-in në çdo rrethanë të mundshme.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, tha se udhëheqësit në Serbi janë po të njëjtët të cilët kanë qenë në pushtet edhe gjatë viteve 90’, kur u bën luftrat e përgjakshme për shpërbërjen e Jugosllavisë.

Në fund të fundit, të njëjtët zyrtarë që kanë udhëhequr Serbinë gjatë viteve 90’-të në kohën e Millosheviçit, janë po të  njëjtit edhe tani. Kta i kanë bërë katër luftëra brënda 10 vjetëve, gjenocide, spastrim etnik, shkatërrime masive, dhunime e masakra të panumërta në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, dhe Luginë të Preshevës’, ka thënë zëvendësministri kosovar i Mbrojtjes.

Ramadani i cili është edhe ekspert i çështjeve të sigurisë, thotë se ‘nuk duhet rënë pre e deklarimeve të tilla të Beogradit, dhe se Kosova është e angazhuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët e saj’.

Sipas tij i vetmi kundërshtar për anëtarësimin e Kosovës në NATO, është Serbia, dhe ky është një sinjal shumë i qartë se Serbia po bën politikë destruktive.

Deklaratë të ngjashme me atë të ministrit të Jashtëm serb Daçiçit,  ka bërë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, duke thënë se policia dhe ushtria serbe janë në gjendje gatishmërie në rast se Kosova tenton të rrezikojë serbët në veri të Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064120292663574
array(1) { ["section"]=> string(93) "serbia-kercenon-me-nderhyrje-ushtarake-ne-veri-te-kosoves-reagon-ministria-e-mbrojtjes-156438" }