Një aeroplan me 1 milion doza të vaksinës Sinopharm kundër koronavirusit nga Kina ka mbërritur ditën e sotme në Serbi.
Kjo e ka bërë Serbinë vendin e parë Evriopian që merr vaksinën kineze për vaksimin masiv të popullatës.
Presidenti Presidenti Aleksandar Vuçiç i shoqërua nga ambasadori i Pekinit, ka shkuar në aeroport për të pritur vaksinat.
"Unë do të doja të falënderoja Presidentin Xi Jinping dhe udhëheqjen kineze që na dërguan një milion doza të vaksinës," u tha gazetarëve Vuçiç.
Ai tha se rregullatori mjekësor i Serbisë pritet të miratojë vaksinën Sinopharm në ditët e ardhshme, duke lejuar që vaksinimet me doza të fillojnë brenda një jave.
Më shumë se 20,000 serbë janë vaksinuar deri më tani që kur filloi vaksinimi masiv në fund të dhjetorit, kryesisht njerëz të moshuar në shtëpi pensioni dhe punonjës mjekësorë.
Shumica kanë marrë vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ose vaksina Sputnik e Rusisë.