Serbia merr masa për krizën e emigrantëve, mbyll kufijtë me Maqedoninë dhe Bullgarinë

Publikuar tek: bota, më 10:13 09-03-2016 Serbia merr masa për krizën e emigrantëve, mbyll kufijtë me Maqedoninë dhe Bullgarinë

Pas Sllovenisë edhe Serbia ka marrë masat e saj për krizën e emigrantëve, duke mbyllur kufijtë me Maqedoninë dhe Bullgarinë.

“Pasi një shtet të Bashkimit Europian siç është Sllovenia ka marrë masa të tilla, Serbia nuk mund të lejojë të bëhet një qendër grumbullimi për emigrantët dhe do të mbyllë kufijtë me Maqedoninë dhe Bullgarinë”, ka thënë në njoftimin e saj Ministria e Jashtme e Serbisë.

Kjo do të thotë se rruga është e mbyllur për emigrantët edhe nëse ata arrijnë të kalojnë kufirin Greqi-Maqedoni. Madje Serbia ka deklaruar se asnjë refugjatë nuk ka kaluar deri më tani në tokën serbe. Ndërkohë emigrantët sa vijnë e shtohen në Idomeni të Greqisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033345937728882
array(1) { ["section"]=> string(90) "serbia-merr-masa-per-krizen-e-emigranteve-mbyll-kufijte-me-maqedonine-dhe-bullgarine-34628" }