Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të zi duket se janë duke u tensionuar edhe më tepër.
Ata kanë dëbuar ambasadorët e tyre respektivë, duke u dhënë afat 72 orë për t'u larguar nga vendi.
“Mali i Zi e shpalli ambasadorin e Serbisë, Vladimir Bozovic persona non grata për ndërhyrje në çështjet e brendshme duke i dhënë 72 orë kohë për të lënë vendin. Bozoviç, në mënyrën më të drejtpërdrejtë, ka denigruar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndërkohë që menjëherë pas këtij njoftimi, edhe Serbia kërkoi largimin brenda 72 orëve të ambasadorit të Malit të Zi.
"Ambasadori i Malit të Zi, Tarzan Milosevic duhet të largohet nga vendi brenda 72 orëve”,- theksoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Ambasadori i Serbisë në Malin e Zi ka bërë deklarata provokuese duke pretenduar bashkimin e Malit të zi me Serbinë.