Serena Williams fiton për herë të gjashtë Wimbledonin

Publikuar tek: bota, më 20:42 11-07-2015 Serena Williams fiton për herë të gjashtë Wimbledonin

Serena Williams ka fituar pë herë të gjashtë turneun e Wimbëldonit, duke u konfirmuar tenistja më e fortë në botë.

Amerikania triumfoi edhe në “Roland Garros” pak kohë më parë, ndërsa këtë të shtunë fitoi edhe turneun e dytë në Grand Slam, nga 4 që zhvillohen në një vit.

Në finale, Uilliams u ndesh me surprizën spanjolle Garbine Mugurusa, e cili shkëlqeu deri në finale, por vetëm kaq, sepse u dorëzua në dy sete, 6-4, 6-4.

Diferencat mes dy tenisteve janë të mëdha dhe Uilliams dominoi sërish në aspektin fizik, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren.

Në këtë mënyrë, Serena Uilliams është fituese në fuqi e të katërt turneve Grand Slam, sepse ka triumfuar në Australi, US Open, Roland Garros dhe tashmë në Londër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03412914276123
array(1) { ["section"]=> string(59) "serena-williams-fiton-per-here-te-gjashte-wimbledonin-15943" }