Seriali që çmendi Ramën dhe po ndiqet masivisht në botë, tashmë dhe me titra shqip: Ja ku mund ta gjeni

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:57 25-05-2020 Seriali që çmendi Ramën dhe po ndiqet masivisht në botë, tashmë dhe me titra shqip: Ja ku mund ta gjeni Gangs of London

Gangs of London është një nga serial aksion britaniko-amerikan që po bën "namin" në internet, sidomos gjatë periudhës së karantinës.

I vendosur në zemër të Londrës, një nga qytetet më dinamike dhe multikulturore në botë, Gangs of London tregon historinë e qytetit që po copëtohet nga betejat e trazuara të bandave ndërkombëtare që e kontrollojnë atë dhe vakuumin e papritur që krijohet kur vritet kryetari i familjes më të fuqishme të krimit në Londër, Fin Wallace (Colm Meaney).

Seriali siç thuhet edhe në titull, flet për disa banda në Londër të cilat janë të kombësive të ndryshme dhe operojnë në biznese të jashtëligjshme. Ndër këto banda janë edhe shqiptarët. Zona e tyre e aktivitetit kriminal edhe pse në Londër, quhet Shqipëri.

Gangs of London ka arritur të marrë vlerësimet të larta nga ndjekësit dhe kritika, dhe kjo ka shtuar shanset për një sezon të dytë të tij. Në Shqipëri, shikuesi më i veçantë i këtij seriali është bërë kryeministri Edi Rama. Këtë e ka bërë me dije vetë ai, pas disa komenteve në faqen zyrtare të aktorit Orli Shuka, i cili në serial luan rolin e bosit të mafias shqiptare në Londër.

koment1_copy_copy.png

Për të gjithë ata që mezi presin ta shohin Gangs of London, seriali gjendet në Videotekën Sky në Bllok, prej 22 majit, me titra shqip dhe cilësi të lartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090570449829102
array(1) { ["section"]=> string(108) "seriali-qe-cmendi-ramen-dhe-po-ndiqet-masivisht-ne-bote-tashme-dhe-me-titra-shqip-ja-ku-mund-ta-gjeni-207781" }