Serie A/ Juventus dhe Milan e nisin ters kampionatin, Jovetic i jep fitoren Interit

Publikuar tek: sport, më 21:58 23-08-2015 Serie A/ Juventus dhe Milan e nisin ters kampionatin, Jovetic i jep fitoren Interit

Kanë përfunduar me plotë surpriza ndeshjet e fundit të javës së parë të kampionatit italian, Serie A.

Kampionët në fuqi të Juventusit e kanë nisur keq sezonin e ri, duke u mposhtur me rezultatin 0-1 në fushën e tyre nga Udinese. Edhe Milani ka dështuar në përballjen e parë kundër Fiorentinës, me humbjen 2-0, çka tregon se skuadra milaneze me shumë gjasa as këtë sezon nuk do të jetë pretendente për titullin kampion.

Interi i Roberto Mancinit e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kampionat me fitoren 1-0 të arritur në “San Siro”, kundër Atalantës. Ka qenë blerja më e re, malazezi Jovetic ai që i ka dhënë tre pikët e para zikaltërve.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara në këtë javë të kampionatit veçohet humbja 2-1 Napolit ndaj Sasuolos, barazimi 1-1 i Romës me Veronën dhe fitorja e thellë 5-1 e Sampdorias kundër Carpit. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019656896591187
array(1) { ["section"]=> string(87) "serie-a-juventus-dhe-milan-e-nisin-ters-kampionatin-jovetic-i-jep-fitoren-interit-19011" }