Ditëve me diell duket se u erdhi fundit, pasi sinoptikanët parashikojnë rikthimin e reshjeve të shiut.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pritet që reshjet të rikthehen ditën e nesërme në të gjithe territorin.
“Sot pasdite (e mërkurë, dt.31) priten reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriore të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër (e enjte, dt.01) priten reshje në të gjithë territorin.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C
në vendet malore: 0 °C / 9 °C.
Sot (e mërkurë, dt.31) dhe nesër (e enjte, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore”, thuhet në njoftimin e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.