Operacionet anti-drogë duket se nuk kanë të sosur në këtë vend dhe as sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara gjithashtu.
Këtë herë policia kufitare e Durrësit ka gjetur 130 kilogramë drogë të llojit kanabis-sativa, fshehur në një trajler me targa vjec AA525. Në pranga është vënë shtetasi Besnik Goxho, 49 vjeç. Materialet i kaluan prokurorisë për hetim.