Sërish dyshime, FBI rihap hetimet për e-mailet e Hillary Clinton

Publikuar tek: bota, më 20:07 28-10-2016 Sërish dyshime, FBI rihap hetimet për e-mailet e Hillary Clinton

Pas dyshimeve të shumta FBI ka vendosur që të rihapë çështjen për hetimin e Hillary Clinton në lidhje me skandalin e e-maileve. Hetimet kanë zbuluar të tjera e-maile në serverin privat të Clinton, duke sjellë të tjera prova.

Drejtori i FBI-së James Comey ka vendosur që të rihapë hetimet. Ai tha se FBI ka gjetur një e-mail të ri i cili lidh direkt kandidaten për presidente.

Ai tha se grupet e hetimit po punojnë për zbardhjen e plotë të e-mailit për të parë nëse ai futet tek informacionet e klasifikuara.

Kjo deklaratë e shefit të FBI-së vjen në një moment mjaft delikat, ku gara për zgjedhjet presidenciale ka hyrë në fazën më të nxehtë.

Kreu i FBI-së ka deklaruar se nëse vërtetohet se Hillary është përfshirë në çështje korruptive do t'i ndalojmë asaj të marrë zyrën Ovale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034389019012451
array(1) { ["section"]=> string(69) "serish-dyshime-fbi-rihap-hetimet-per-e-mailet-e-hillary-clinton-57710" }