Sërish ‘furtunë’ shkarkimesh në Policinë e Shtetit, kush janë shefat që do i zëvendësojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:45 08-05-2017 Sërish ‘furtunë’ shkarkimesh në Policinë e Shtetit, kush janë shefat që do i zëvendësojnë

Sërish ‘furtunë’ shkarkimesh në disa komisariate në Policinë e Shtetit në Tiranë, por edhe në qarqe.

 Mësohet se zv. Drejtori i Policisë në Tiranë, Skënder Hita, është shkarkuar nga ky post dhe është emëruar në Lezhë.

Në vend të tij, zv. Drejtor Policie në Tiranë emërohet Arsen Sinomati, me detyrë të mëparshme Shef Komisariati NR. 2.

Shkarkohet shefi i komisariatit NR1, Elton Alushi, dhe emërohet shef sektori për Krimet e Lehta në Tiranë.

Po ashtu dhe Alket Shatro, ish- Shef i komisiariatit NR.4 është shkarkuar nga ky post  dhe është emëruar specialist në sektorin e krimeve të rënda në Tiranë. Shatro është zëvendësuar nga Agim Hoxha, ish-shef i komisaritatit Shijak. 

Shef i komisariateve rrugore, Ervin Hasrama është shkarkuar dhe në vend të tij është emëruar Arjon Ahmeti.

Shkarkohet shefi i sektorit “Shqiponja” Vladimir Laska dhe në vend të tij emërohet Olti Bistri.

Po ashtu dhe shefi i komisariatit 6 Neritan Boci është shkarkuar dhe në vend të tij është emëruar Arben Aliko.

Këto nuk janë shefat e vetëm të cilët janë shkarkuar ose kanë lëvizur në poste të tjera.

'Furtunë' ndryshimesh në Policinë e Shtetit kanë ndodhur dhe më parë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatos Nano nxjerr nga arkivat foto të rralla, kujton mikun e tij politikan i cili nuk jeton më (FOTOT)
Çadra përballë kryeministrisë, aleati i Ramës reagon ashpër: Turp! A ka kryeministër normal ky vend?! »
Article Logic
Execution time: 0.0099391937255859
array(1) { ["section"]=> string(92) "serish-furtune-shkarkimesh-ne-policine-e-shtetit-kush-jane-shefat-qe-do-i-zevendesojne-77854" }