Sërish moti nuk ju premton, mbani çadrën në çantë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:50 25-05-2017 Sërish moti nuk ju premton, mbani çadrën në çantë

Edhe dita e enjte do të mbetet në ndikimin alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat gradualisht do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët, shpeshherë të shoqëruara me erë të fortë.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga moti i vranët në ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti për zonat verilindore – juglindore. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në vend. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë deri në 2 ballë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Droga "noton" në det, si u gjetën në plazhin e Durrësit 65 kg kanabis (FOTO)
Kush ishte Roland Saliu, kreu i OSHEE-së që humbi jetën nga atentati i mbrëmshëm, karriera dhe arrestimi në 2008-n »
Article Logic
Execution time: 0.011307954788208
array(1) { ["section"]=> string(54) "serish-moti-nuk-ju-premton-mbani-cadren-ne-cante-79894" }