Sërish ndryshime në “Top Channel”, Xhemi Shehu sposton Luana Vjollcën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:58 03-03-2017 Sërish ndryshime në “Top Channel”, Xhemi Shehu sposton Luana Vjollcën

Muaji mars shënon edhe nisjen e disa programeve televizive, që deri më tani kanë qenë në pauzë. Kjo sjell edhe ndryshime në programacionin e pergjithshëm. Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sivjet në “Top Channel”, spektakli i humorit “Portokalli”, bëri pauzën e tij. Gjatë pauzës u njoftua se në këtë variete kërkohen aktorë, skenaristë e prezantues të rinj e madje u bënë audicione, rezulatati i të cilave nuk dihet ende.

Por duke parë rrjetet sociale të protagonistëve gjatë provave të rikthimit, është vënë re të paktën prezenca e prezantuesve të deritanishëm Salsano Rrapi e Xhemi Shehu. Aktorët janë gati të rikthehen në skenë këtë të dielë dhe, njoftimi është bërë përmes një videojë të publikuar nga aktori Bes Kallaku, shkruan “revistawho.com”. Së bashku me stafin e “Portokallisë”, ai njofton ndjekësit e tij në rrjetin social se gjithçka nisi. Pra spektakli do të transmetohet të dielën në orën 20:40, në “Top Channel”.

Por çdo të ndodhë me “Pa limit” që drejtohet nga bukuroshja Luana Vjollca? Këtij programi i është dhënë një tjetër hapësirë duke i ndryshuar ditën e madje dhe orarin. Tani e tutje Luanën do të mund ta shihni pasi të mbarojë Sokol Balla, “Top Story”-n. “Pa limit” vjen në ekranin e “Top Channel” çdo të hënë në orën 22:50.

17035492_1629148133768988_406357685_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023118019104004
array(1) { ["section"]=> string(72) "serish-ndryshime-ne-top-channel-xhemi-shehu-sposton-luana-vjollcen-70604" }