Sërish nuk paraqitet në komision, Balla kërkesë policisë: Silleni Berishën me forcë. Ish-kryeministri: Do vij vetë

Publikuar tek: politike, më 11:08 21-11-2016 Sërish nuk paraqitet në komision, Balla kërkesë policisë: Silleni Berishën me forcë. Ish-kryeministri: Do vij vetë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur sërish në Komisionin hetimor për çështjen CEZ, ndonëse kjo ishte hera e tretë që i kërkohej.

Për këtë arsye, kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla do të kërkojë nga Policia e Shtetit shoqërimn me forcë të Berishës për të dëshmuar.

"Berisha është vënë në dijeni dy herë nëpërmjet shkresave zyrtare dërguar nga unë si kryetar i komisionit dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit. Në këto kushte, bazuar në nenin 16 të ligjit "Për Komisionet Hetimore", i kërkojmë policisë shoqërimin e Sali Berishës për të dëshmuar”, tha ndër të tjera Balla.

Zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së bërë nga Taualnt Balla, drejtues i Komisionit të Hetimit për CEZ, që policia të sillte me forcë demokratin në mbledhje. Në reagim theksohet se Berisha do të jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës.

Komisioni për CEZ është duke hetuar lidhur me zbatimin e legjislacionit për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në vitin 2009.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029222011566162
array(1) { ["section"]=> string(116) "serish-nuk-paraqitet-ne-komision-balla-kerkese-policise-silleni-berishen-me-force-ish-kryeministri-do-vij-vete-60177" }