Sërish protesta të dhunshme në SHBA pas vrasjes së një afro-amerikani

Publikuar tek: bota, më 21:34 20-08-2015 Sërish protesta të dhunshme në SHBA pas vrasjes së një afro-amerikani

Protestuesit dje u përleshën me policinë në St Louis të Mizurit pas vrasjes së një afrikano-amerikani gjatë një konfrontimi me policinë. Policia arrestoi të paktën nëntë njerëz dhe përdori gazin lotësjellës për të shpërndarë protestën.

Shefi i Policisë në St Louis, Sam Dotson tha se 18-vjeçari Mensur Ball-Bey u vra pasi ai ngriti armën në drejtim të dy policëve të bardhë ndërkohë që ata po bastisnin një shtëpi. Dotson tha se Ball-Bay dhe një person tjetër vrapuan jashtë shtëpisë drejt një rrugicë prapa saj dhe policët u vunë në ndjekje të tyre, transmeton Voa.

Pas përhapjes së lajmit për të shtëna, banorët e lagjes u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe protestuan me zemërim kundër vrasjes së adoleshentit afrikano-amerikan Mansur Ball-Bey. Zoti Dotson tha se policia hodhi gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, pasi shumë prej tyre bllokuan një kryqëzim të rëndësishëm. Nëntë persona u arrestuan gjatë konfrontimit me policinë.

Sam Dotson, Shefi i policisë në St Louis: "Kjo është një zonë e goditur rëndë nga dhuna, dhuna me armë, policët ishin atje për të bërë punën e tyre, për të ruajtur sigurinë në komunitetin tonë. Një grup i protestuesve i mblodh në këtë lagje dhe filloi të kryente akte dhune jo vetëm ndaj policisë por edhe ndaj lagjes".

Incidenti i djeshëm ndodhi pak më shumë se një javë pas përvjetorit të parë të vrasjes së 18 vjeçarit të paarmatosur afrikano-amerikan, Michael Brown, i cili u qëllua pas një konfrontimi me një polic të bardhë në Ferguson.

Vrasja e adoleshentit Michael Brown, dhe incidente të ngjashme në mbarë Shtetet e Bashkuara, çuan në themelimin e lëvizjes kombëtare "Black Lives Matters" e cila lufton kundër trajtimit abuziv të afrikano-amerikanëve nga policia.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0123450756073
array(1) { ["section"]=> string(75) "serish-protesta-te-dhunshme-ne-shba-pas-vrasjes-se-nje-afro-amerikani-18831" }