Sërish rritje e rasteve me koronavirus në Kosovë, vetëm një viktimë gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 14:10 20-10-2020 Sërish rritje e rasteve me koronavirus në Kosovë, vetëm një viktimë gjatë 24 orëve të fundit Foto ilustruese

Shënohet sërish ritje e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga institucionet në Kosovë, gjatë ditës së sotme janë shënuar 130 raste të reja, 12 më tepër se ditën e djeshme.

Ndërsa numri i viktimave mbetet i ulët, me vetëm një pacient që ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjilanit.

Njoftimi i plotë i IKSHPK Kosovë:

71 TË SHËRUAR DHE 130 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan).

Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhduket pa lënë gjurmë 26-vjeçarja shqiptare, familja: Është e pushtuar nga djalli (EMRI-FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.01082181930542
array(1) { ["section"]=> string(98) "serish-rritje-e-rasteve-me-koronavirus-ne-kosove-vetem-nje-viktime-gjate-24-oreve-te-fundit-224445" }