Sërish sulm në Turqi, goditet gjykata në qytetin e Izmirit

Publikuar tek: bota, më 15:31 05-01-2017 Sërish sulm në Turqi, goditet gjykata në qytetin e Izmirit

Në afërsi të gjykatës së qytetit Izmir të Turqisë ka ndodhur një shpërthim mesditën e sotme.

Sipas informacioneve të marra, në afërsi të gjykatës së qytetit Izmir ka ndodhur një shpërthim. Pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa një numër i madh i forcave policore dhe ambulancave ka mbërritur në vendngjarje.

Mësohet se pas shpërthimit në Izmir janë neutralizuar 2 terroristë, ndërsa vazhdojnë punimet për ndalimin e një terroristi tjetër, raporton Anadolu Agency.

Forcat policore të cilët janë duke kryer hetim në vendngjarje kanë ndërprerë qarkullimin e trafikut në rajon.

Lidhur me këtë incident ka nisur një operacion i gjerë në rajon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088770389556885
array(1) { ["section"]=> string(63) "serish-sulm-ne-turqi-goditet-gjykata-ne-qytetin-e-izmirit-64651" }