Sërish tensione në Shkozë, forca të shumta policie rrethojnë banesat që do shemben sot nga IKMT

Publikuar tek: aktualitet, më 06:30 17-10-2019 Sërish tensione në Shkozë, forca të shumta policie rrethojnë banesat që do shemben sot nga IKMT

Forca të shumta policie janë mbledhur këtë mëngjes herët në zonën e Shkozës në kryeqytet. Mësohet se forcat e policisë kanë rrethuar disa banesa që do të prishen nga IKMT.

Ndërkaq, burime nga selia blu bëjnë me dije se drejt vendngjarjes është duke shkuar edhe ish-deputeti Aldo Bumçi.

Kujtojmë se ditën e djeshme situata ishte mjaft e tensionuar në Shkozë. IKMT nisi prishjen e banesave, ndërsa disa banorë për orë të tëra u ngujuan, pasi nuk lejonin shembjen e shtëpive të tyre.

Banesat që do të shemben janë të palegalizuara dhe preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038381099700928
array(1) { ["section"]=> string(101) "serish-tensione-ne-shkoze-forca-te-shumta-policie-rrethojne-banesat-qe-do-shemben-sot-nga-ikmt-182379" }