Vatra ku ra tërmeti i fortë i ditës së djeshme është ende aktive.
Lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë ditën e sotme në Tiranë dhe në zonat përreth, ndërsa tek Kepi i Rodonit tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 ballë, në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë.
Sizmiologët paralajmërojnë se do të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë më të vogël.