Sërish terror në Paris, një person vret 4 oficerë policie më thikë

Publikuar tek: bota, më 14:04 03-10-2019 Sërish terror në Paris, një person vret 4 oficerë policie më thikë Pamje nga vendngjarja në Paris, ku vdiqën 4 oficerë policie

Një person vrau me thikë 4 policë dhe plagosi 5 persona të tjerë në qendrën policore të Parisit.

Ngjarja tronditëse ndodhi ditën e sotme, ku punonjës i rendit sulmoi në befasi 9 personat duke i masakruar me thikë.

Agresori u eliminua nga forcat e sigurisë, të cilët shtinë me armë zjarr në drejtim të tij. Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje tronditëse.

Menjëherë pas këtij sulmi të përgjakshëm, policia e Parisit ka rrethuar zonën si dhe po mban në mbikëqyrje të rreptë metronë në afërsi të stacionit kryesor policor të Parisit. Pritet që masat e sigurisë të shtohen në vijim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080840587615967
array(1) { ["section"]=> string(72) "serish-terror-ne-paris-nje-person-vret-4-oficere-policie-me-thike-180676" }